IKSHPK furnizohet me pajisje në vlerë prej 780 mijë euro

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 16:08
IKSHPK furnizohet me pajisje në vlerë prej 780 mijë euro

Me pajisje në vlerë prej 780 mijë euro, do të furnizohet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë nënshkruar disa kontrata me operatorë ekonomik  për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite dhe pajisje tjera.

Vlera e përgjithshme e këtij furnizimi që kap shifrën prej 780 mijë euro, është realizuar përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore.

Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizizohet me:

– Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);

– Frigoriferë të llojeve të ndryshme

– Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;

– Mikroskopë;

– Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;

-Kite dhe materiale harxhuese.

(Kosova Sot Online)