Trump niset për në Nju Jork

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 21:13
Trump niset për në Nju Jork

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur për në Nju Jork. 

Sipas BBC, avioni i tij sapo u nis nga Florida për në Nju Jork, ku do i komunikohen akuzat. Avokatët thanë se ai do vetëdeklarohet i pafajshëm, ndërsa mediat nuk i dinë akoma akuzat e plota ndaj tij.

Deri më tani dihet se ai akuzohet se ka paguar 130 mijë dollarë për një pornostare, në mënyrë që të mos flasë në lidhje me një aferë mes tyre.

Përpara se të niset, Trump sulmoi sërish prokurorin Alvin Bragg, që ka ngritur akuzat ndaj tij, duke thënë se është i paguar nga miliarderi George Soros.

“Prokurori i korruptuar nuk ka një çështje. Ai thjesht ka një ambient ku unë do përballem me një gjykim (kjo duhet ndryshuar) dhe një gjykatës që e urren Trump, i zgjedhur nga vetë prokurori i mbështetur nga Soros (edhe kjo duhet ndryshuar),” shkroi Trump.

“Gjithashtu, Departamenti i Drejtësisë po punon me zyrën e prokurorit- e paprecedentë,” tha Trump.

“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje,” theksoi ish-presidenti.

(Kosova Sot Online)