Policia del me apel pas reshjeve të fundit: Përqendrohuni maksimalisht

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 23:05
Policia del me apel pas reshjeve të fundit: Përqendrohuni maksimalisht

Për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica, ka apeluar policia e Kosovës pas reshjeve të shiut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”,  ka apeluar Policia duke kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

· Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

· Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

· Përdorni rripin e sigurisë!

· Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

· Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

· Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

(Kosova Sot Online)