Fevziu: Në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë me pasaporta shqiptare

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 13:59
Fevziu: Në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë me pasaporta shqiptare

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, është shprehur se të katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shtetas me pasaportë shqiptare dhe ndaj Tirana zyrtare duhet të bëjë më shumë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fevziu tha se shteti shqiptar duhet të tregoj kujdes më të madh.

“Shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm sepse në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë. Të 4 ata në mos gaboj unë, të 4 ata kanë pasaporta shqiptare dhe janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

“Patjetër që mund të bëjë më shumë Tirana zyrtare. Vendi ku akuzohet se ka krime lufte, është Kukësi, pra është në territorin e Shqipërisë. Sot ata figurojnë si shtetas shqiptarë. Ndër dëshmitarët, ka dëshmitarë shqiptarë, jo dëshmitarë të Kosovës, por dëshmitarë shqiptarë. Shqipëria nuk mund të jetë kaq e ftohtë dhe ka distance” tha Fevziu.

(Kosova Sot Online)