Lajçak tregon çfarë po bën me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 14:37
Lajçak tregon çfarë po bën me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, para takimit në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit është takuar me të dytë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, por nënshkrim nuk ka pasur.

(Kosova Sot Online)