Arrestohet i dyshuari në Prizren pasi i vuri flakën dyqanit

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 16:26
Arrestohet i dyshuari në Prizren pasi i vuri flakën dyqanit

Me date 30.03.2023 rreth orës 02:19 policia ka marr informatën se në rrugën “William Walker” në Prizren , ka ndodhur një zjarr vënie, patrulla policore së bashku me zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimit kane lokalizuar zjarrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga zjarri është djegur një pjesë e një lokali afarist  (dyqan lulesh),  vlera e demit sillet rreth 5000 euro, sipas ankuesit.

Policia ka arritur të siguroj prova dhe dëshmi e në mes e tyre edhe  një video incizim ku shihet një i dyshuar mashkull i paidentifikuar, prej nga shihet se me qellim i ve flaken lokalit në fjale dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin përmes policit hetues është njoftuar Prokurori i shtetit i cili udhëzon që të hapet  rast për “Zjarr vënie”.

Që nga incidenti Policia, konkretisht hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë punuar në identifikimin e të dyshuarit.

Me date 03.04.2023 rreth orës 14:00 pas një pune të suksesshme  hetimore është identifikuar dhe është i dyshuari  i rastit “Zjarr vënie”  (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti ndalet  në ndalim policor për 48 ore.

(Kosova Sot Online)