A mendoni se do të arrestohet Trump?

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 17:51
A mendoni se do të arrestohet Trump?

Ish-presidentin Donald Trump del sot para gjykatës në Nju Jork i akuzuar se ka blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë në vitin 2016 kur kandidonte për president.

Ish-presidenti, i cili pranoi të paraqitet vetë dhe pa pranga para prokurorit, i bëri thirrje atij të dorëhiqet, pasi e akuzon për sajesa në ngritjen e akuzave, duke e quajtur procesin, të motivuar politikisht.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president përballet me akuza penale. Donald Trump mbërriti në Nju Jork të hënën pasdite dhe e kaloi natën në suitën e tij private në Kullën Trump duke u përgatitur me avokatët e për paraqitjen e sotme para gjykatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.

Ish-presidenti pritet të mohojë akuzat, edhe në reagimet e tij në rrjetet sociale ai e ka cilësuar këtë çështje një gjueti shtrigash që synon ta dëmtojë për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë.

Duke pasur friken e protestuesve, forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll jo vetëm Kullën Trump, por rreth 36.000 oficerë janë në terren. Autoritetet kanë bërë thirrje që të respektohet rendi dhe ligji.


(Kosova Sot Online)