Arrestohet Donald Trump

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 19:34
Arrestohet Donald Trump

Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.

Raportohet se ish-presidentit amerikan do t’i merren shenjat e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, ndonëse është e paqartë nëse do t’i bëhet edhe një fotografi.

Pas kësaj ai do të sillet në sallën e gjykatës.

Sipas CNN, ai nuk do të paraqitet me duar të lidhura, por do të jetë nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit. 

(Kosova Sot Online)