Kaq aksidente ndodhën në Kosovë për tre muaj

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 12:43
Kaq aksidente ndodhën në Kosovë për tre muaj

Policia e Kosovës ka paraqitur raportin tre mujor dhe statistikat analitike të trafikut rrugor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rexhepi tregoi se në tre mujorin e këtij viti janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente.

“Në periudhën janar- mars të këtij viti janë shënuar 4,248 aksidente, prej tyre aksidente me fatalitet janë 4 raste më pak se vitin e kaluar rreth 18.8%, sa i përket personave të vdekur kemi 4 raste më pak apo mbi 14%, sa i përket aksidenteve me dëme kemi më pak 292 raste apo 10%”, ka thënë Rexhepi.

(Kosova Sot Online)