Bërnabiq dhe Sarrazin takohen në Beograd

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 16:14
Bërnabiq dhe Sarrazin takohen në Beograd

Për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka folur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq gjatë një takimi që pati në Beograd me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Sarrazin theksoi në takim se bisedimet Kosovë-Serbi janë një bazë e mirë për diskutim dhe përparim të mëtejshëm dhe se hapat e fundit në dialog paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se zbatimi është kyç.

Nga ana tjetër, shefja e qeverisë sebe deklaroi se pret mbështetje konstruktive që do të mundësojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit.

Siç thuhet në njoftimin e kryeministrisë serbe, përcjell Kosovo Online, Bërnabiq dhe Sarrazin diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin evropian, si dhe situatën aktuale rajonale dhe zhvillimet e fundit në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit.

(Kosova Sot Online)