Gashi: Të gjitha shtetet e dala nga luftërat e ish-Jugosllavisë i themeluan gjykatat

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 21:34
Gashi: Të gjitha shtetet e dala nga luftërat e ish-Jugosllavisë i themeluan gjykatat

Kosova bëri gabim me vonesa në themelimin e një gjykate speciale për krime të luftës, ka deklaruar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Gashi tregon se të gjitha shtetet tjera të dala nga luftërat e ish-Jugosllavisë, i themeluan gjykatat për krime të luftës që u morën me të dyshuarit vendas.

“Kosova humbi rastin”, thotë Gashi. “Zagrebi, Sarajeva e Beogradi e bënë me kohë këtë. Faktet ishin në anën tonë. Tribunali për krime të luftës në Hagë dënoi të gjithë zinxhirin komandues të Serbisë. Atë politik, ushtarak e policor. Këtë nuk e bën për shqiptarët. Haradinaj e Limaj u lanë të lirë”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)