Bislimi nxit reagim me gjuhen e përdorur ndaj deputetes

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 16:41
Bislimi nxit reagim me gjuhen e përdorur ndaj deputetes

Për gjuhen e përdorur ndaj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshit, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” i ka reaguar Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Ky institut vlerëson se ai përdori gjuhë seksiste ndaj deputetes.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Bislimi i ka është deputetes Musliu Shoshi, “është i pakuptimtë epshi i juaj për me marrë vëmendje publike”.

“Një gjuhë e tillë përveç se mbulon mungesën e argumenteve, ravijëzon një pasqyrë jashtëzakonisht problematike për gratë e angazhuara politikisht. Bislimi duket ta ketë përdorur këtë terminologji duke e përkthyer termin “attention whore” nga anglishtja. Pra ‘kurvë vëmendjeje’”, thuhet në reagim.

Tutje nga Instituti thonë se fjala “epsh” e përdorur sot nga Zv.Kryeministri ka “konotacion ekskluzivisht seksual”.

Reagimi i plotë i Institutit:

??????? ?? ?????̈ ???????? – ??????? ??̈ ???????????

Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi në një ballafaqim të sotëm në seancë parlamentare me deputetën e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, përdori gjuhë seksiste e të papranueshme për Kuvendin, por edhe opinionin e gjerë. Ai i tha deputetës: “Po ashtu është i pakuptimtë epshi i juaj për me marrë vëmendje publike”. Një gjuhë e tillë përveç se mbulon mungesën e argumenteve, ravijëzon një pasqyrë jashtëzakonisht problematike për gratë e angazhuara politikisht. Bislimi duket ta ketë përdorur këtë terminologji duke e përkthyer termin “attention ëhore” nga anglishtja. Pra “kurvë vëmendjeje”. Theksi këtu duhet vënë te termi kurvë. Në fjalorin e gjihës shqipe fjala epsh ka konotacion ekskluzivisht seksual. Sipas përkufizimit epshi është “Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut.” Rrjedhimisht askush nuk mund të ketë epsh për angazhim në politikë apo edhe për vëmendje, përveç për plotësimin e kënaqësive trupore seksualisht.

Ndërlidhja e angazhimit politik të një gruaje me fjalën epsh është denigrim i gruas në publik, dhe investon në paragjykimet tashmë ekzistuese patriarkale kulturore të shoqërisë sonë. Gruaja e angazhuar publikisht shihet me dyshim. Gati se si e përdalë. Kështu po e shihka edhe Besnik Bislimi. Ta mendosh se ky është zëvendës kryeministër i Qeverisë së Republikës. Ta mendosh se kjo është e deklaruar si Qeveri progresive që vjen nga një parti deklarativisht socialdemokrate (që si për ironi sapo kanë përfunduar aktivitetet tradicionale “Marsi sjell pranverën GRATË BARAZINË”). Ta mendosh që z. Bislimi është pedagog, pra që do të duhej të shpërndajë dije tek studentët.

Instituti Musine Kokalari i kërkon zëvendës kryeministrit të tërhiqet menjëherë nga këto sulme e ofendime me bazë gjinore. Kërkojmë nga qeveria e Kryeministri që po ashtu të tërhiqen nga kjo gjuhë seksiste. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që të jetë më i vendosur në dënimin e përdorimit të gjuhës së tillë në seancat e Kuvendit. Një prej çështjeve shqetësuese në Kosovë që po zë vend edhe në raportet ndërkombëtare për Kosovës është rritja e dhunës ndaj gruas. Edhe përdorimi i kësaj gjuhe klasifikohet si dhunë ndaj gruas. Prandaj ndaluni!


(Kosova Sot Online)