Sveçla: Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 17:35
Sveçla: Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar

Qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Në seancën e kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Sveçla i ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës.

“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me taksa RKS, ndërsa taksat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen”.

“Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”.

(Kosova Sot Online)