
Rama: Brenda 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 euro që është sot, në 900 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave, duke thënë se paga mesatare në Shqipëri do të shkojë në 900 Euro në harkun e 1 viti, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Dola sot këtu sepse është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 Euro që është sot, në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave punëve të bëra, për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësinë për shtëpinë e përbashkët dhe të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se sa çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tjera”, u shpreh Rama.
(Kosova Sot Online)