
Albin Kurti takohet me delegacionin e senatit francez, u kërkon mbështetje për KiE, NATO e BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka takuar një delegacion nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti në këtë takim ka kërkuar mbështetjen për mundësitë e rritjes dhe avancimit të aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, si dhe mbështetje diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe në BE.
“Senatorët francezë u shprehën të kënaqur për progresin që Kosova ka arritur në shumë fusha sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rritjes së transparencës dhe forcimin e demokracisë. Ata si përfaqësues të partive të ndryshme politike në kuadër të senatit francez, theksuan se do të jenë të bashkuar në mbështetje të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Francës dhe Kosovës, me fokus në fushën e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mjedisit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
(Kosova Sot Online)