Zemaj thotë se ky minister ka një këshilltar i cili paguhet 5 mijë e 560 euro

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 15:38
Zemaj thotë se ky minister ka një këshilltar i cili paguhet 5 mijë e 560 euro

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka një ekspert që e këshillon atë, e siç thotë ai e paguan 5 mijë e 560 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot në Kuvend është duke vzhduar debati për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti.

Zemaj kërkoi nga Çeku sqarim lidhur me këtë çështje.

“Sipas informatave që kemi, ju e keni paguar një ekspert që juve ju këshillon me pagë 5 mijë e 560 euro, a mund të na tregosh çfarë cilësie ka ky ekspert, për çka?”, pyeti deputeti.

(Kosova Sot Online)