Gazetarit të njohur i ngritet ak'uza për spiunazh

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 19:08
Gazetarit të njohur i ngritet ak'uza për spiunazh

Gazetari amerikan Evan Gershkovich është akuzuar formalisht për spiunazh, sipas medias shtetërore ruse.

Gershkovich i ka mohuar akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS. Gazeta për të cilën ai punonte i ka mohuar akuzat e Kremlinit ndërsa shefi ekzekutiv i The Wall Street Journal, Dow Jones tha se po punohet intensivisht për të siguruar lirimin e tij.

“Hetuesit e FSB-së e akuzojnë Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në aktivitete gazetareske në Rusi,” tha një përfaqësues i agjencisë, sipas TASS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi nuk pranoi të komentonte më tej, pasi rasti i gazetarit është cilësuar si “tepër sekret”, tha agjencia shtetërore e lajmeve.

“Hetuesit e FSB-së e akuzojnë Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në aktivitete gazetareske në Rusi,” tha një përfaqësues i agjencisë, sipas TASS.

Përfaqësuesi nuk pranoi të komentonte më tej, pasi rasti i gazetarit është cilësuar si “tepër sekret”, tha agjencia shtetërore e lajmeve.


(Kosova Sot Online)