Hyri në dhomën e gjumit dhe vrau gruan e vëllait, njëri nga fëmijët ishte në krevat me të

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 09:46
Hyri në dhomën e gjumit dhe vrau gruan e vëllait, njëri nga fëmijët ishte në krevat me të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve u vra nga kunati i saj (vëllai i burrit) Roland Sinani, ku edhe ky i fundit e ka vrarë edhe veten.

Mësohet se 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë, ku pranë ka pasur edhe njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)