Pejë: Vajza rrah babanë dhe e bën për spital

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 10:33
Pejë: Vajza rrah babanë dhe e bën për spital

Një grua është arrestuar dje në Pejë, pasi dyshohet se e ka rrahur babanë e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Kurse, edhe e dyshuara pas vendimit të prokurorit për ndalim, është dërguar në Spitalin e Pejës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)