Vrau kunatën, fqinjët: Roland Sinani vuante nga depresioni

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 11:40
Vrau kunatën, fqinjët:  Roland Sinani vuante nga depresioni

Në orët e hershme të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani ka vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe në dhomën e saj të gjumit në prani të fëmijës së saj 2 vjeç, ku më pas ka vrarë edhe veten në Shkozë të Tiranës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fqinjët e familjes Sinani kanë treguar jashtë kamerave për Euronews situatën në të cilën jetonte familja.

Ata kanë thënë se Roland Sinani vuante nga depresioni dhe se ishte duke u trajtuar.

“Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në ‘Ali Dem’. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeçe e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”- thonë ata.

(Kosova Sot Online)