Ferizaj: Shoferi nga pakujdesia godet një veturë, lëndohen 7 persona

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 11:50
 Ferizaj: Shoferi nga pakujdesia godet një veturë, lëndohen 7 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Sazli të Ferizajt, ku 7 persona kanë pësuar lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërit prej drejtuesve, ku e ka goditur veturën tjetër.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)