
Hovenier uron për Ditën e Romëve: Mbetet për t’u bërë më shumë që të kenë qasje të barabartë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se ky komunitetet po përballet akoma me sfida dhe diskriminim, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hovenier ka shkruar se duhet të bëhet më shumë për këtë komunitet, që të kenë qasje të barabartë.
“Dita Ndërkombëtare e Romëve, ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen. Mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori amerikan në Kosovë.
(Kosova Sot Online)