
Szunyog uron romët, tregon prioritetet e BE-së për këtë komunitet

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Szunyog tha se një nga prioritetet e BE-së është përfshirja e romëve në jetën sociale, ekonomike e politike në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar në këtë agjendë me të dyja qeveritë dhe joqeveritare institucionet në Kosovë”, tha Szunyog.
(Kosova Sot Online)