Prishtinë: Sulmohet me ​plumba një veturë në lëvizje

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 15:19
Prishtinë: Sulmohet me ​plumba një veturë në lëvizje

Një veturë e cila ka qenë duke lëvizur në Prishtinë është sulmuar me armë zjarri dje në orët e vona të mbrëmjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autorët kanë qenë në një tjetër veturë që gjithashtu ka qenë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja

Policia e ka kërkuar në shtëpi të dyshuarin por nuk e kanë gjetur, por i kanë lënë ftesë që të paraqitet në polici.

Policia, që rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”, dyshon se mund të jetë si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

“Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)