Arrestohen dy gra në Prishtinë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 09:51
Arrestohen dy gra në Prishtinë, kjo është arsyeja

Dy gra që po kërkoheshin me urdhër të gjykatës, mbrëmë rreth orës 19:00 në Rrugën C në Prishtinë janë arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të njëjtat janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia gjithashtu njofton se dje në Prishtinë është arrestuar edhe një burrë i cili po ashtu është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “C “-Prishtinë,08.04.2023-19:00. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila është dërguar në vuajtje të dënimit.

​Prishtinë 08.04.2023 – 17:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

​​Rr.C, Prishtinë 08.04.2023 – 19:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)