Jonuzi konfirmon për daljen e shumicës së minatorëve që mbetën të ngujuar

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 16:45
Jonuzi konfirmon për daljen e shumicës së minatorëve që mbetën të ngujuar

Për daljen e shumicës së minatorëve që mbetën të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës, konfirmon Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

U raportua se numri i minatorëve të ngujuar sillet mbi 30-të dhe sipas Jonuzit kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në ashensorin e minierës, anipse kishte energji elektrike.

Ai tha se minatorët e ngujuar pritet të dalin për 20 minuta.

“Kanë mbetur edhe 10 të fundit duke dalë. Rrymë ka pas po është një defekt në ashensorin e minierës. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe e qëndrueshme, kanë qëndruar rreth 18 orë të ngujuar. Për 20 minuta përfundon nxjerrja e gjithë minatorëve të ngujuar”, tha Jonuzi .


(Kosova Sot Online)