Ja kush i reagon Beogradit për shkelje të marrëveshjeve të Bruskelit

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 17:00
Ja kush i reagon Beogradit për shkelje të marrëveshjeve të Bruskelit

Për shkelje të marrëveshjeve të Bruskelit, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar sërish Beogradit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar të hënën se familjarët Kosovarë që kanë të burgosur në Serbi nuk po lejohen të kenë qasje në qendrat e paraburgimit për shkak se “Beogradi thotë se nuk i njohin pasaportat e Kosovës.

“Institucionet e Serbisë po ua mohojnë në mënyrë sistematike qasjen anëtarëve të familjeve qytetarëve të Kosovës të mbajtur aktualisht në qendrat e paraburgimit në Serbi me pretekstin se ata nuk i njohin kartat e identitetit të Kosovës”, ka shkruar Vela.

“Kjo është shkelje e marrëveshjeve të Brukselit dhe e të drejtave themelore të njeriut nga regjimi i Vuçiqit”, ka thënë ai.

Kryekëshilltari i presidentes Osmani javën e kaluar ka shkruar se Serbia po vazhdon të shkelë marrëveshjet e arritura përfshirë edhe mos pengimin e anëtarësimit të Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare. 

(Kosova Sot Online)