Gjakovari thotë se janë zhdukur gruaja e tij bashkë me dy fëmijët e saj 11 e 12 vjeç

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 09:34
Gjakovari thotë se janë zhdukur gruaja e tij bashkë me dy fëmijët e saj 11 e 12 vjeç

Një burrë nga Gjakova ka njoftuar në polici zhdukjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët e saj, nga një martesë më parë, të cilët janë 11 e 12 vjeç, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se ata janë larguar nga shtëpia e tij dhe se nuk dihet se ku ndodhën.

Rasti lidhur me zhdukjen e këtyre tre persona është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Ali Ibra, Gjakovë 27.03.2023 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)