Gashi: Gjykata Speciale nuk po e respekton asnjë ligj të Kosoves

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 12:21
Gashi: Gjykata Speciale nuk po e respekton asnjë ligj të Kosoves

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur sot procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish- Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avokati, Tomë Gashi, i cili përmes një statusi ka reaguar, ku ka thënë që kjo Gjykatë sipas tij, nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës, pasi sot është ditë festë në Kosovë.

“Kjo Gjykate, fatkeqesisht, ka qene vetem nje dite Gjykate e Kosoves – me 3 gusht 2015, kur eshte votuar Ligji per te! Pervec qe nuk ka asnje shenje te Republikes se Kosoves, per t’i hyre ne hater Serbise, kjo Gjykate haptazi nuk po e respekton asnje Ligj te Kosoves, pasi qe sot eshte duke mbajtur gjykimin ne rastin e Z. Thaci, Veseli, Krasniqi, e Selimi. Ne kete rast jane, se paku, dy te keqija: (1) qe Gjykata Speciale po mbane gjykim ne dite feste dhe (2) qe ne po festojme teper shume dhe po punojme teper pak”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)