Pas atentati ndaj kreut të PD-së , dalin pamjet, momenti kur dy autorët e maskuar vendosin tritolin në mjet

  • S.A /
  • 11 April 2023 - 12:43
Pas atentati ndaj kreut të PD-së , dalin pamjet, momenti kur dy autorët e maskuar vendosin tritolin në mjet

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e kreut të PD Vau i Dejës Bernard Ndreca, të cilat kanë kapur të gjithë momentin nga vendosja e eksplozivit deri te shpërthimi që gati i mori jetën kreut të PD-së, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në pamje shihen dy persona të maskuar pranë makinës. Njëri prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston.

Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Benard Ndreca në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij. Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe nëna e tij nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.

(Kosova Sot Online )