Vd'es vajza 6-vjeçare

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 16:48
Vd'es vajza 6-vjeçare

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Rhone të Francës, ku një vajzë vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë pasi i ra në kokë me kryq gjatë shërbesës kishtare me rastin e Pashkëve.

Komuniteti i krishterë në qytetin Anse, u mblodhën në Kishë për shërbesën, mes të cilëve edhe vajza 6-vjeçare.

Papritur një kryq prej druri 2 metra i gjatë i ka rënë në kokë vogëlushes, e cila po luante para dritares në zonën e rezervuar për vizitorët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo mbeti e plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spitalin rajonal, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet përkatëse për ngjarjen tragjike.


(Kosova Sot Online)