Vazhdojnë me sjellje arrogante dhe papërgjegjësi, vetëm 48 deputetë në sallë, seanca e kuvendit shtyhet për nesër

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 12:37
Vazhdojnë me sjellje arrogante dhe papërgjegjësi, vetëm 48 deputetë në sallë, seanca e kuvendit shtyhet për nesër

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të niste sot në orën 12:00, nuk është mbajtur për mungesë të deputetëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca.

“Gjysmë ore është bërë prej kur është e ftuar kjo seancë dhe është dashur t’ia niste. Kështu që vetëm 48 deputetë me sa po e shoh janë të pranishëm. Nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca, shihemi në seancën e nesërme”, tha Konjufca.