E gjithë kjo drogë, u kap në një banesë në Prishtinë

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 10:55
E gjithë kjo drogë, u kap në një banesë në Prishtinë

Hetuesit policorë për hetimin e trafikimit me narkotikë kanë kryer kontrolle në një banesë të të dyshuarit në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

• 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,

• një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,

• një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,

• 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,

• 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,

• një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

“Hetuesit policorë kanë arrestuar L. M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Rasti është në trajtim nga policia”,thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

(Kosova Sot Online)