"Veteranët s’po mund t’i gëzojnë të drejtat pasi Prokuroria s’e ktheu arkivin e ZKM-së"

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 11:03

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, ka kërkuar që Prokuroria t’ia kthejë Zyrës së Kryeministrit arkivin e veteranëve, të cilin e kishte marrë për t’i hetuar listat e veteranëve të luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hetimi për listat e veteranëve ka nisur që nga viti 2016. Tashmë janë bërë 7 vjet nga fillimi i hetimeve dhe 5 vjet nga ngritja e aktakuzës dhe Selimi thotë se nga mungesa e arkivit të veteranëve, atyre po u shkelen të drejtat.

“Si pasojë, nga ajo kohë e deri më sot, veteranët, duke përfshirë edhe invalidët e luftës nuk mund të pajisen me dokumentet, vërtetimet apo certifikatat për të cilat ata kanë shumë nevojë. Për ta thjeshtësuar, një veteran, në mungesë të një dokumenti të thjeshtë nuk mund t’i gëzojë të drejtat e tij që i takojnë me ligj”, tha deputetja.

(Kosova Sot Online)