Pronari i hotelit: Më kanë ikur dy punëtore

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 15:36
Pronari i hotelit: Më kanë ikur dy punëtore

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës ka bërë një kallëzim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i tha policisë se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.

Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast. 

(Kosova Sot Online)