Flet avokati pasi u raportua se Valdrin Sahiti u arr'estua në Turqi

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 15:49
Flet avokati pasi u raportua se Valdrin Sahiti u arr'estua në Turqi

Për posedim të paautorizuar të narkotikëve, u raportua se disenjatori Valdrin Sahiti u arrestua në shtetin e Turqisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por kjo është mohuar nga avokati i Sahitit, Besnik Berisha, i cili tha  se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

Tutje ai njoftoi se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo cfarë është raportuar”, përfundoi Berisha.

(Kosova Sot Online)