Kurti nesër e pret Abazoviqin

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 21:54
Kurti nesër e pret Abazoviqin

Nesër në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta pres kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Ata do të nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Kështu bëhet e ditur prej një komunikate për media të zyrës së kryeministrit.

Kjo është komunikata e plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.4.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA:09:00

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit.

(Kosova Sot Online)