Shtetasi amerikan konvertohet në mysliman në xhaminë e Tiranës, "Dua jetë të qetë, të pastër”

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 15:11
Shtetasi amerikan konvertohet në mysliman në xhaminë e Tiranës,

Një shtetas amerikan është konvertuar nga feja katolike në atë myslimane, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konvertimi i tij në mysliman është bërë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, në Tiranë, nën praninë e imamit të njohur, Ahmed Kalaja.

Ai ka thënë se dëshiron që të ketë një jetë më të qetë dhe të pastër, pasi vendi nga vjen ai ka drogë, krim, prostitucion.

“Vendet prej nga unë vij, Shtetet e Bashkuara, kanë këto fenomenet e këqija, droga, prostitucioni, krime të ndryshme. Disa nga ambienti ku kam jetuar, shokët e mi, ka pasur prej atyre që janë droguar, ka pasur nga ata të cilët janë vrarë nga kjo lloj shoqërie dhe nuk dua që të jetoj në një ambient të tillë, në një jetë të tillë. Dua të gjej një jetë më të pastër, më të qetë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)