I moshuari kërkon grua: Kam 4 fëmijë por asnjë nuk më flet

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 16:23
I moshuari kërkon grua: Kam 4 fëmijë por asnjë nuk më flet

Marku nga Elbasani prezantoi historinë e tij këtë të mërkurë në emisionin “Aldo Morning Show”. 68-vjeçari kërkon një shoqe jete deri në në fund të jetës së tij. Ai  ka punuar mbi 30 vite në Greqi si elektricist dhe ka qenë i martuar dhe është ndarë në vitin 2006.

Marku tregoi se u nda nga gruaja pasi ajo nuk i tregoi për lidhjen që njëra vajzë e tij kishte me një djalë. 68-vjeçari nga Elbasani ka 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem, por asnjëri prej tyre nuk i flet prej vitit 2006. Ai u shpreh se kërkon që zonja që të përshtatet me të duhet që të mos jetë alkooliste dhe të mos pijë cigare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qenka shumë e vështirë vetmia për mua. Kalova disa vite që isha i fortë. Tani mosha bën punën e vet. Unë nuk mund të rri dot vetëm. Dua një njeri që me të mirë dhe të keqe të pimë një kafe. Për këtë punë kërkoj një zonjë që përshatet me ato të miat. Raki nuk pi, duhan jo. Do hamë e do pimë ato që do na japë zoti. Thjesht të komunikojmë, mirëmëngjes, mirëmbrëma.

(Kosova Sot Online)