Qytetarët nga Peja tregojnë se çfarë ka mundur ta nxis të riun për ta vr'arë nënën

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 20:12
Qytetarët nga Peja tregojnë se çfarë ka mundur ta nxis të riun për ta vr'arë nënën

Në rrugën “Mbreti Zog”, sot në Pejë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Bardh Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka deklaruar ai.

Qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara që lidhen me të dyshuarin.

Banorët e lagjes kanë deklaruar se vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e ka akuzuar të ëmën.

Sipas asaj që ata i kanë thënë televizionit, i dyshuari jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi. Po ashtu, ata kanë thënë se i dyshuari ishte përdorues i lëndëve narktoike dhe ishte divorcuar dy herë.

"Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”.

(Kosova Sot Online)