Të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 08:40
Të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot

Ngjarjet e planifikuara për sot, data  15 prill

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. (Para ndërtesës së Kuvendit, Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” – rezultat i monitorimit të punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e korrupsionit gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, 12:15)

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takohet me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Kabineti i kryetarit, ora 15:40)

(Kosova Sot Online )