Shkrimtari serb për marrëveshjen e Ohrit: Është pozitive, por erdhi nga presioni

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 09:53
Shkrimtari serb për marrëveshjen e Ohrit: Është pozitive, por erdhi nga presioni

Shkrimtari dhe dramaturgu serb Nenad Prokiç komentoi në Euronews Albania marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kjo marrëveshje është diçka pozitive, pavarësisht se është bërë nga presioni i ndërkombëtarëve.

Ai tha gjithashtu se edhe pse kanë rënë dakord për marrëveshjen udhëheqësit nuk u pëlqen shumë kjo gjë, pasi sipas tij për udhëheqësit ballkanik paqja është diçka e dyshimtë.

“Pa presion nuk bëjmë asgjë, ndaj ishte hapi i parë pozitiv për të parë ditë më të mira në të ardhmen. Ky qytet, Beogradi, ku gjendem tani, në dy mijëvjeçarët e fundit është shkatërruar dhe rrethuar 138 herë, që do të thotë mesatarisht çdo 15 vjet. S’është territor shumë i lumtur. Sigurisht, ishte nga presioni. Sepse nuk u pëlqen paqja. Paqja është diçka e dyshimtë për udhëheqësit e vendeve ballkanike.

Nuk dinë si të sillen gjatë periudhave të paqes, nuk mund të bëjnë biznese, nuk mund të bëjnë asgjë që duan, ndaj kanë frikë. Gjithsesi, mesazhe të bukura, është shumë e rëndësishme të thuhen mesazhe të bukura. Mendoj se ky është hapi i parë drejt diçkaje më të mirë. S’është më situata për të dëgjuar vetëm mesazhe të këqija prej tyre, tani mendoj se janë të detyruar të bëjnë diçka ndryshe nga periudha pararendëse”-tha Nenad Prokiç.

(Kosova Sot Online)