Osmani: Festat si pashkët ortodokse janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 10:40
Osmani: Festat si pashkët ortodokse janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore

Pashkët ortodokse, i ka uruar presidentja Osmani, duke thënë se ato janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen! Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë! Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”

(Kosova Sot Online)