32-vjeçari kosovar mori paratë që i gjeti tek bankomati, arrestohet dhe dëbohet nga Kroacia

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 08:34
 32-vjeçari kosovar mori paratë që i gjeti tek bankomati, arrestohet dhe dëbohet nga Kroacia

Një 32-vjeçar nga Kosova po dyshohet se ka kryer një vjedhje në Kroaci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kosovari dyshohet se ka marrë qindra euro nga një bankomat, por kjo si shkak i pakujdesisë së një gruaje 31-vjeçare, pasi ajo nuk e kishte kryer deri në fund transaksionin.

Ajo nuk e ka konfirmuar shumën e deponuar të parave.

32-vjeçari kishte tentuar ta kalonte kufirin me Serbinë.

I njëjti kishte qëndruar ilegalisht në Kroaci, prandaj atij i është lëshuar edhe një urdhër i dëbimit.

(Kosova Sot Online)