
Murati akuzon LDK se pse qytetarët po blejnë më shtrenjtë për produktet bazë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar LDK –në për një ligj të cilin këta të fundit e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Murati ka thënë se çmimi i disa produkteve bazë ka rënë, por që qytetarët po paguajnë më shtrenjtë për shkak se LDK e ka nisur në gjykatën kushtetuese ligjin për çmimin tavan.
“Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati.
(Kosova Sot Online)