Trajkoviq: Liria e vajzës së vogël u kufizua sërish sot në aeroportin e Beogradit

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 13:58
Trajkoviq: Liria e vajzës së vogël u kufizua sërish sot në aeroportin e Beogradit

Rada Trajkoviq, politikania serbe që është këshilltare e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se vajza e saj prapë është maltretuar në aeroportin e Beogradit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trajkoviq ka thënë se vajza e saj nuk ka mundur ta përdorë as telefonin, nën kërcënimin e konfiskimit.

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullo nën kërcënimin e konfiskimit”, ka treguar Trajkoviq përmes Twitterit, të hënën.

Vetë ajo ishte ndaluar disa herë në Serbi, siç thotë ajo vazhdimisht regjimi i Vuçiqit po e persekuton.

(Kosova Sot Online)