Kryeministri nën hetim nga Komisioneri Parlamentar

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:12
Kryeministri nën hetim nga Komisioneri Parlamentar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak po hetohet nga Komisioneri Parlamentar sepse dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve.

Sipas prestigjiozes angleze “The Mirror”, hetimi ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmua sot, ku është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth ka në agjencinë Koru Kids.

Artikulli më tej thotë se Sunak nuk ka përmendur më herët lidhjet e bashkëshortes së tij, me kompaninë në fjalë, kur ai u mor në pyete nga deputetët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet se anëtarët duhet të jenë të hapur në deklarimet e çdo interesi.

“Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike.”

(Kosova Sot Online)