Sherr fatal me thika, vdes 20-vjeçari

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 08:43
Sherr fatal me thika, vdes 20-vjeçari

Një djalë 20 vjeçar ka ndërruar jetë pas goditjeve me thikë nga dy 18-vjeçarë në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka ndërruar jetë në spital, ku nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor është duke punuar që ti kapin autorët e kësaj ngjarje.

Policia e Shtetit njoftoi se:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)