Aksident trafiku, lëndohen tre policë pasi goditet vetura e tyre

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 10:31
Aksident trafiku, lëndohen tre policë pasi goditet vetura e tyre

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, shkruan “Kosova Sot Online”.

Tre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore .

Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.

(Kosova Sot Online)