Prishtinë: Dy nxënës në një shkollë goditen nga rryma elektrike

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 11:57
Prishtinë: Dy nxënës në një shkollë goditen nga rryma elektrike

Dy nxënës janë goditur nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online:

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se nxënësit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rasti lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në këtë shkollë është duke u hetuar.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)